Operacioni për vrasjen e liderit të ISIS në Siri, shkatërrohet helikopteri amerikan

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 18:44 | Bota
Operacioni për vrasjen e liderit të ISIS në Siri,

Ushtria amerikane konfirmon se gjatë operacionit të liderit të ISIS në perëndim të Sirisë u shkatërrua dhe një helikopter i saj.

Sipas burimeve, helikopteri amerikan pësoi një defekt gjatë operacionit dhe për këtë arsye ushtarët u detyruan ta shkatërronin vetë atë.

Mbetjet e helikopterit u panë në veri të provincës Idlib të Sirisë.

Më herët, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se forcat speciale vranë në Siri udhëheqësin e Shtetit Islamik, gjatë një aksioni në shtëpinë e tij.

Presidenti shtoi se të gjithë amerikanët e përfshirë në operacion janë kthyer shëndoshë e mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos