Operacioni shkon mirë, Gjimshiti e rinis stërvitjen pas disa ditësh

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 15:37 | Futboll
Operacioni shkon mirë, Gjimshiti e rinis stërvitjen pas disa

Operacioni i Berat Gjimshitit ka dalë me sukses dhe mbrojtësi kuqezi do të rinisë stërvitjen brenda pak ditësh. Kështu tha në një komunikatë për mediat klubi i tij, Atalanta.

Gjimshiti u dëmtua në krah në fitoren e Shqipërisë 1-0 kundër Hungarisë, pas vetëm 30 minutash lojë. Por me sa duket, pavarësisht frikës së fillimit, dëmtimi nuk ka qenë edhe aq i rëndë dhe lojtari do të rikthehet shpejt në fushë, pas rreth 30 ditësh, sipas parashikimit të klubit italian.

Mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Anglisë dhe të 15 nëntorit kundër Andorrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos