“Opozita e plaçkitur nga Rama, e tradhtuar nga Basha”, Berisha nga Gjirokastra: Të bashkohemi për fitore

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 19:14 | Politikë
“Opozita e plaçkitur nga Rama, e tradhtuar nga Basha”,

Nga Gjirokastra ku zhvilloi “Foltoren” e radhës, ish- kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për bashkimin e të gjithë eksponentëve demokratë, përfshirë Diasporën. Në takimin me demokratët e këtij qarku, ku ra në sy edhe prania e Bujar Nishanit, Spiro Kserës, Kosta Barkës Flamur Nokës, Tritan Shehut, Klevis Balliu dhe Dasho Alikos, lideri historik demokrat shprehu zhgënjimin për kreun aktual Lulzim Basha. Ai tha se ky i fundit e ka çuar PD-në në 8 vite  nga disfata në disfatë, por i njohu si arritje vetëm ligjin e kriminalizimit.

Sipas Berishës, Basha në vend të merrte në mbrojtje votën e edemokratëve pas 25 prillit u mor me karrigen e tij. Opozita, theksoi ai ëhstë plaçkitur nga Rama, por është tradhtuar nga Basha.

“Ne mblidhemi pasi Basha në 8 vite e udhëhoqi PD nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Nuk kurorëzoi kurrë një nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, kur mori vendimet më absurde që mund të ketë marrë kush në histori. Vijmë kur në zgjedhjet e 25 prillit ai deklaroi se kjo ishte një masakër zgjedhore. Rama plaçkiti vota më shumë se kurrë, por ne nuk i fituam zgjedhjet, por detyrë dilte që ta vinim në sanksione Ramën për atë që bëri kryetari ën vend të merrej me mbrojtjen e votës tuaj po merret në mënyrë të paimagjinueshme me karrigen e tij. Ne vijmë si opozitë e vjedhur e plaçkitur nga Rama dhe e tradhtuar nga Basha, mundi dhe djersa juaj, se ai nuk flet më as për masakër as për votë, as për asgjë sepse ai ka tmerr nga vota”, theksoi Berisha.

Dhe duke mbetur te vota, Berisha tha se ADN politike e demokratëve është vota e lirë, teksa kujtoi që deri në vitin 2013 asnjë demokrati nuk i ka mbetur pa numëruar vota siç ndodhi me Bashën kryetar, që shkeli statutin e partisë, duke ekzekutuar pluralizmin.

“Ne jemi njerëzit e votës së lirë dhe i besojmë votës së lirë, ADN jonë politike është vota e lirë.

Deri në 2013 kemi patur problematikat gabimet sherret, por nuk kemi patur kurrë një njeri në forumet e PD që të ketë thënë se nuk mu numërua vota. Tashmë pas 30 vitesh na thotë s’kemi punë me votën se them unë dhe PD sipas tij nuk ka forume, anëtarësi dhe statut nuk ka votë. Faktikisht ky do të ekzekutojë pluralizmin po kjo kurrë nuk do të ndodhë.  Ti mund të vendosësh çdo gjë por është zero nëse nuk kalon në forumet e partisë dhe nëse ai dhunon statutin, misioni ynë ka ngjallur shpresa se duam t’i kthejmë PD sovranitetin dhe demokracinë pa të cilën është e destinuar të vdesë. Sovraniteti është e drejta juaj për të mbrojtur idealet vlerat e parimet që besoni, e drejta për të vendosur me votë dhe jo siç thotë kryetari. Me votë je 1 dhe vetëm një. Sovraniteti është shtylla më jetike që një forcë politike të vijë në pushtet. Foltorja jonë synon të rikthejë sovranitetin, demokracinë dhe votën e lirë synon të bashkojë demokratët ata që përmbysën komunizmin dhe dhanë kontribute të jashtëzakonshme”

Berisha bëri thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve për t’i kthyer PD-së sovranitetin dhe fitoren, dhe për të mos e cenuar më votën e lirë dhe rrjedhimisht do të përcaktojë ekzistencën e PD. Ai shtoi se për ta shndërruar Shqipërinë në vend të zhvilluar duhet bashkim i të gjitha kontributeve.

“Duhet të bashkohemi me të rinjtë me eksponentë të emigracionit e diasporës, të ngrihemi si forcë politike e pavarur sovrane e vlerave. Ne duhet të ngrihemi si parti që kemi si kolona tona të përndjekurit politikë që e kanë shpëtuar këtë parti në ditët e saj më të vështira në ’97, janë pronarët që kanë vendosur besimin e tyre në këtë parti.  Ne nuk duam dhe nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë kundër nesh, brenda radhëve tona. Do të bashkohemi ne te vota dhe qëndrimin që askush të mos mendojë ta prekë më. Kjo do të përcaktojë ekzistencën e PD. kam besim se ne do të bashkohemi, do të ndryshojmë ne është kushti tjetër, ne duhet të ndryshojmë se duhet të fitojmë. Ne kemi të gjitha potencialet të kthehemi në pushtet dhe shndërrojmë Shqipwrinë në vend të zhvilluar dhe kjo kërkon bashkimin e të gjitha kontributeve. Janë më dhjetëra mijëra anëtarë tanë të harruar.  Asnjeri nuk anëtarësohet për kryetarin, por për parimet e tij dhe PD. Ndaj dhe ftoj të gjithë delegatët e kuvendit kombëtar të PD të degës Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj pa përjashtim të firmosni për mbledhje të kuvendit si të doni votoni, por firma juaj është ndërgjegjja juaj për një parti demokratike që respekton votën e lirë. Do të dalim nga kjo betejë më të bashkuar më të hapur dhe sigurt në fitoren që na pret”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos