
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, deklaroi se ka hapësirë për të zgjidhur me aleatët çëshjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.
“Hapësia për t’i zgjidhur bashkë këto çështje është. Qëllimi i përbashkët është që të rrëzojmë Edi Ramën dhe një nga elementet ku do të godasim është në këmbët e kësaj karrigeje që është pushteti vendor, që ai ka uzurpuar, për fat të keq, edhe me kontributin e Lulzim Bashës”, tha Bylykbashi.
Sipas tij, nuk ka asnjë ngërç me Partinë e Lirisë.
“Mund të ishte nisur më parë procesi, por ishin të rëndësishme primaret e PD-së e më pas të ulemi për dakordësinë mbi zgjedhjet e ardhshme lokale”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)