Rudina Hajdari ishte e vetmja nga katër protagonistet e tryezës politike që nuk e firmosi marrëveshjen, pasi kërkoi të konsultohej me deputetët e saj. Grupi parlamentar demokrat vendosi ta mbështesë atë, por kërkoi që pjesë e diskutimeve të bëhet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Deputeti Alban Zeneli ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00, ku dha më shumë detaje nga mbledhja e grupit të një dite më parë. (A2 Televizion)
Opozita parlamentare në tryezë për reformën zgjedhore
