Opozitës parlamentare i shtohen edhe 3 deputetë, betohen në Kuvend

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 16:09 | Politikë
Opozitës parlamentare i shtohen edhe 3 deputetë, betohen në

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë tre deputetët e rinj, të cilët u betuan në seancën e sotme në Kuvend.

Ata janë tre emrat më të fundit që i bashkohen atyre që pranuan mandatin e deputetit pas vendimit politik të opozitës për djegien e mandateve.

https://a2news.com/2019/03/21/u-sulmua-me-boje-reagon-ralf-gjoni-sjellje-rrugacerie-sme-frikesojne/

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani ishin kandidatë në listat zgjedhore të LSI duke plotësuar kështu vakancën e krijuar pas dorëzimit të mandatit nga ish-deputetë të kësaj partie.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit dhe të tre deputetët u betuan në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos