Myslim Murrizi, deputeti i dalë nga listat e PD, por tashmë i përjashtuar nga partia pasi refuzoi të djegë mandati foli në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, nga ku i ka bërë thirrje forcave politike të mos tallen me shqiptarët.
“Jam kundër çdo qeverie që tallet me qytetarët. Boll u tallëm me shqiptarët, si ata brenda në Parlament, ashtu edhe ato jashtë.
Unë përfaqësoj 17 mijë votues, nuk e dorëzova mandatin për t’i dalë kundër atyre që bënë ndryshimin në 2008. Hapni listat dhe pastaj bëjmë politikë. Me ndryshimet e 2008 sollën kriminelët në Kuvend. Kastriot Islami dhe Ilir Rusmaili forcuan pashallëkun e deputetëve në Kuvend”, tha Murrizi. (A2 Televizion)