“Oppenheimer”, realizimi i fundit i regjisorit Christopher Nolan, tregon historinë e ndërtimit të bombës së parë bërthamore, përmes syve të krijuesit të saj, J. Robert Oppenheimer, rol të cilin e luan ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.
Filmi ka një kast të jashtëzakonshëm me yje të kinematografisë si Matt Damon, Emily Blunt, Florence Pugh dhe Robert Downey Jr.
Në fotogalerinë e mësipërme ju tregojmë aktorët dhe personazhet realë që ata interpretojnë në “Oppenheimer”. (A2 Televizion)













