Ora shënon 04:17 e mëngjesit, publikohen pamje të patransmetuara më parë të tërmetit me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 10:27 | Bota
Ora shënon 04:17 e mëngjesit, publikohen pamje të patransmetuara

Mediat turke kanë publikuar disa pamje të reja nga lëkundjet e frikshme që tronditën Kahramanmaraşin mëngjesin e 6 shkurtit, që lanë pas mijëra të vdekur e të plagosur.

Pamjet në fjalë vijnë nga lagja “Pazarcık” e Kahramanmaraşit, në të cilën janë shfaqur momentet e frikshme prej 60 sekondash të tërmetit në Dijarbakır me magnitudë 7.7, i cili ka lëvizur tokën dhe ka shkaktuar vdekjen e 46 mijë e 104 personave.

Ishte ora 04:17 e mëngjesit, kur lëkundjet e fuqishme shkaktuan panik e frikë, gjë që pasqyrohet më së miri edhe në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Në këto pamje filmike, të cilat u pasqyruan nga 16 kënde të ndryshme në Diyarbakır, u shfaqën momente rrëqethëse, që nga kërcimi i automjeteve deri te ndriçimi i qiellit.

Ndërkohë, trupat e 417 personave në total u gjetën në 6 nga 7 banesat e shkatërruara në Dijarbakır. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Mr27loBGzI4
https://a2news.com/2023/03/02/pamjet-e-regjistruara-ne-te-njejten-rruge-para-dhe-pas-termetit-zbulojne-ashpersine-e-fatkeqesise-se-shekullit/
https://a2news.com/2023/02/12/momentet-tragjike-qe-ndryshuan-turqine-pergjithmone-publikohen-pamjet-e-tmerrshme-te-termetit/
https://a2news.com/2023/02/07/pa-koment-pamjet-me-dron-tregojne-shkaterrimin-nga-termeti-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos