
Vejusha e Kobe Bryant, Vanessa ka bërë reagimin e saj të parë në rrjetet sociale që pas aksidentit të tmerrshëm me helikopter që i mori jetën bashkëshortit dhe vajzës së saj, si dhe 7 personave të tjerë
Përmes një fotoje familjare në Instagram ajo shprehet se është tërësisht e shkatërruar dhe se nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen që ka.
Çifti Bryant kishin 4 vajza mes tyre 13-vjeçaren Gianna, e cila humbi jetën në aksident. Ende nuk ka asnjë fjalë rreth organizimit të funeralit.
Gjithashtu në postimin e saj Vanessa shkruan “Jemi të shkatërruar nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhuruar Kobë, babai i shkëlqyer i fëmijëve tanë dhe të bukurës dhe të ëmblës Gianna, një vajzë e mrekullueshme dhe motër e dashur e Natalia, Bianka dhe Capri. Do të doja që ata të ishin këtu me ne përgjithmonë. Ishin bekimet tona të bukura që na u morën shumë shpejt. Është e pamundur të imagjinosh një jetë pa ta”
Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë publikun për mbështetjen në këto momente të vështira dhe lajmëroi krijimin e një fondi për të ndihmuar familjet e tjera që u prekën nga ky aksident. (A2 Televizion)