Përhapja e Koronavirusit, OBSH mblidhet sot në Gjenevë

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 08:02 | Bota
Përhapja e Koronavirusit, OBSH mblidhet sot në Gjenevë

Situata e krijuar nga koronavirusi do të mbledhë sot në një konferencë të jashtëzakonshme, me dyer të mbyllura, personalitetet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila pritet të vendosë nëse duhet të shpallet emergjenca ndërkombëtare apo jo.

Të infektuarit nga virusi misterioz tashmë regjistrohen në 15 shtete të tjera përveç Kinës, ndërkohë që numri i viktimave deri tani ka arritur 170 dhe 7700 ai i të prekurve.

https://a2news.com/2020/01/29/fshatra-qe-ngrene-mure-dhe-roje-me-shtiza-koronavirusi-po-rikthen-ne-mesjete-kinen/

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH iu tha mediave se mbledhja do i referohet çështjes së përhapjes së shpejtë që ka ky lloj virusi.

“Në ditët e fundit, përhapja i virusit në disa vende, sidomos transmetimi nga njeriu te njeriu na shqetëson. Edhe pse numri i të prekurve jashtë Kinës është ende i vogël, ekziston rreziku për një përhapje më të gjerë”, deklaroi kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/29/hapet-spitali-i-pare-per-te-prekurit-nga-koronavirusi-ne-kine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos