
Organizatorët e Lojërave OIimpike të Tokios kanë nisur hetimet pas hetimeve për një incident ku një grup atletësh kanë thyer rregullat antiCovid dhe janë mbledhur së bashku për të pirë alkool.
Autoritetet në Japoni po shohin një rritje të fuqishme të rasteve të reja me Covid me fillim e Lojërave Olimpike dhe çdo shkelje të rregullave e konsiderojnë si një incident të rëndë.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të eventit, Toshiro Muto, policia ka mbërritur në fshatin olimpik pas raportimeve se shumë atletë janë përfshirë në një festë me alkool që është rreptësisht e ndaluar në këto momente. (A2 Televizion)