Rusia shfaq fuqinë ushtarake me paradat e mbajtura në mbarë vendin, me rastin e 76-vjetorit të fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti rus, Vladimir Putin vëzhgoi nga afër paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, ku parakaluan rreth 12 mijë trupa, e afro 200 makina ushtarake. Avionë dhe helikopterët kryen manovra në qiellin mbi kryeqytetin rus. (A2 Televizion)
Rusia përkujton fitoren mbi nazizmin me paradë madhështore para syve të Putin
