Pa patentë dhe me 216 km/h në aksin Tiranë – Elbasan, arrestohet 18-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 19:33 | Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili drejtonte pa patentë automjetin e tij me një shpejtësi prej 216 km/h.

Ai është konstatuar me anë të radarit në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nisur nga analiza e kryer për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, kanë vijuar monitorimin e qarkullimit rrugor me anë të radarëve automatikë. Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 18 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h.Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. (A2 Televizion)

Policia Rrugore e Tiranës

A2 CNN Livestream

Latest Videos