Pronarët të dënuar për trafikim armësh, drogë dhe falsifikim, konfiskohen 4 apartamente në Elbasan

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 16:29 | Kronikë
Pronarët të dënuar për trafikim armësh, drogë dhe

Policia e Elbasanit ka konfiskuar 4 apartamente me vlerë 300 000 euro në këtë qytet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 4”, si rezultat i punës gjurmuese-policore ndaj pasurive me burime kriminale.

Sipas bluve të qytetit, pronarët bashkëjetues, të dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, në vitin 2009, për trafikim armësh, drogë dhe falsifikim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fasada 4", kanë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme (apartamente), me vlerë rreth 300 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve:

Z. Gj., 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias B. B., 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Këta shtetas janë dënuar ne vitin 2009, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, me sipërfaqe totale rreth 470 m2, të ndodhura në Elbasan. Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos