
Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë ankimin e bërë nga ish-prokurori Besnik Cani kundër anëtarit të pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ankimi i ish-anëtarit Cani u bë paralelisht me kallëzimin e tij në SPAK kundër Dacit.
Ish-prokurori kërkoi verifikimin e zgjedhjes së Dacit në KPA, duke pretenduar se ai ishte bërë gjyqtar i shkallës së dytë të vetingut në kundërshtim me ligjin. Pas shqyrtimit në Dhomë Këshillimi, Kolegji i përbërë nga gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska vendosën të mos kalojnë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.
Në vendim Kushtetuesja arsyeton se duke pasur parasysh kompetencat e KPA, si organ që kontrollon vendimmarrjen e KPK, ky proces kontrollohet edhe nga pikëpamja e pajtueshmërisë me Kushtetutën. (A2 Televizion)