
Një rritje ekonomike në letër, por jo në xhepat e shqiptarëve. Është ky mendimi i ekspertëve të opozitës, të cilët i konsiderojnë shifrat e INSTAT-it larg realitetit ekonomik të vendit. I ftuar në A2 Business të Aurora Sulçes, këshilltari për ekonominë i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti deklaron se rritja ekonomike nuk është as cilësore dhe as e qëndrueshme.
Teliti vlerëson se problematike për ekonominë është niveli i lartë i borxhit, mungesa e investimeve të huaja pas përfundimit të projekteve madhore TAP dhe hidrocentrali i Devollit, si dhe niveli i lartë i kredive më probleme. (A2 Televizion)