Qeveria rriti pagën minimale, por Shqipëria mbetet e parafundit në rajon

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 18:00 | Ekonomi

Qeveria shqiptare vendosi të rrisë me 2 000 lekë pagën minimale, duke e çuar atë në 26 000 lekë. Vendimi vjen 1 vit e gjysmë pas rritjes në nivelin 24 000 lekëve, ndërkohë që niveli i tanishëm kërkohej që në atë kohë nga përfaqësuesit e sindikatave.

Rritja pritet të ketë një efekt të menjëhershëm në të ardhurat e shtetit, që do të përfitojë nga rritja e pagesës së kontributeve. Vendimi i qeverisë pritet të kundërshtohet nga biznesi prodhues dhe veçanërisht fasonët, që i kanë të punësuarit me paga minimale.

Por si renditet Shqipëria në rajon për sa i përket pagës minimale? Në këtë kategori, ne lëmë pas vetëm Kosovën, që ka një nivel të pagës minimale prej 170 eurosh në muaj. E konvertuar me kursin aktual të Bankës së Shqipërisë, Shqipëria e ka pagën minimale në nivelin 213 euro.

Të gjitha vendet e tjera fqinje kanë një pagë minimale shumë të lartë, ku kryeson Greqia me 684 euro në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos