Qeveria rrit pagën minimale

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 18:31 | Ekonomi
Qeveria rrit pagën minimale

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi të rrisë pagën bazë minimale mujore me 2 mijë lekë.

Paga bruto minimale tashmë do të jetë 26 mijë lekë. Vendimi vjen 1 vit e gjysmë pas rritjes në nivelin e 24 mijë lekëve.

Asokohe, përfaqësuesit e sindikatave kërkonin pikërisht që të arrihej niveli i 26 mijë lekëve. Së bashku me pagën, qeveria ka vendosur të rrisë edhe pagesën minimale për orë me 8%, duke arritur tani në 149 lekë në orë.

Rritja pritet të ketë një efekt të menjëhershëm në të ardhurat e shtetit, që do të përfitojë nga rritja e pagesës së kontributeve, barrë që do t’i faturohet bizneseve.

Pavarësisht shtimit me 2 mijë lekë, paga minimale në Shqipëri mbetet një ndër më të ulëtat të rajonit.

Disa javë më parë, ministri i Financave, Arben Ahmetja deklaronte se 55% e të punësuarve deklarohen me pagë nën 30 mijë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos