Pak reshje dhe temperatura rekord, Britania e Madhe shpall gjendjen e thatësirës në disa zona

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 17:00 | Bota

Qeveria britanike shpalli zyrtarisht gjendjen e thatësirës në disa pjesë të Anglisë, pas muajve me reshjeve të pakta dhe temperaturave rekord në javët e fundit.

Agjencia e Mjedisit bëri të ditur se "pragu i shkaktimit të thatësirës ishte arritur" në tetë rajone të Anglisë teksa në raport shkruhej se vendi po përjetonte sezonin më të thatë që nga viti 1935.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë bërë që edhe Franca të përballet me një thatësirë rekord teksa po lufton me zjarre të mëdha.

Autoriteti meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar, tha se gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti u regjistruan reshjet më të pakta në Angli dhe Uells që nga viti 1976.

Në deklaratën e qeverisë thuhet se marrja e vendimit për të shpallur gjendjen e thatësirës bazohej në faktorë të tillë si reshjet, rrjedhat e lumenjve dhe nivelet e ujërave nëntokësore dhe rezervuarëve.

https://a2news.com/2022/08/11/zjarri-perbindesh-mbi-10-mije-te-evakuuar-ne-france/

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të menaxhojnë sasinë e ujit të përdorur në këtë periudhë jashtëzakonisht të thatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos