Pakësohen kreditë me probleme, “dhimbja e kokës” për bankat mund të fillojë së afërmi

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 17:13 | Ekonomi
Pakësohen kreditë me probleme, “dhimbja e kokës”

Shqiptarët po kursejnë në anë të tjera dhe po paguajnë këstet e kredive. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gusht, niveli i kredive me probleme ra në 5.2 për qind nga 5.27 që ishte në korrik.

Ky është niveli më i ulët që prej 2008-s, vit në të cilin kriza financiare globale çoi në recesion ekonomitë  botërore.

Por shtrenjtimi i çmimeve bashkë me pagat në vendnumëro, kombinuar me rritjen e normës bazë të interesit mund të prishin këtë ecuri pozitive.

Ndaj ekspertët sugjerojnë që para marrjes së një kredi, të bëhen mirë llogaritë mbi të ardhurat dhe shpenzimet.

Rreziku për shtim të mundshëm të kredive të këqija është paralajmëruar më herët nga Banka e Shqipërisë, e cila ka këshilluar bankat e nivelit të dytë për më shumë kujdes në dhënien e huave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos