Paketa anti-shpifje, eurodeputeti Lega: Rrezikohet kryesimi i OSBE

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 11:15 | Politikë
Paketa anti-shpifje, eurodeputeti Lega: Rrezikohet kryesimi i OSBE

Eurodeputeti suedez David Lega, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, reagoi në rrjetet sociale për paketën anti-shpifje që po diskutohet ditët e fundit në Shqipëri dhe që ka hapur debate të ashpra mes palëve.

Eurodeputeti shprehet se nëse parlamenti shqiptar e miraton këtë ligj të ri rrezikon kryesimin e OSBE nga Shqipëria si dhe komplikon çështjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ligjvënësi suedez në Parlamentin Evropian vlerëson dhe rezistencën që po bën Partia Demokratike kundër miratimit të ligjit.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjin e ri për median, vihet në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, vendimi do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”,”-shkruan Lega. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos