Samiti i Mini Shengenit Ballkanik mbahet të shtunën në Tiranë, Vucic konfirmon pjesëmarrjen

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 16:36 | Politikë
Samiti i Mini Shengenit Ballkanik mbahet të shtunën në

Përkundër thirrjes së Prishtinës zyrtare, samiti për Mini Shengenin Ballkanik do të mbahet. Qeveria shqiptare konfirmoi për A2 se ka ndryshuar vendndodhjen e takimit, nga Durrësi në Tiranë.

Liderët e tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të mblidhen të premten në kryeqytetin shqiptar, ku do të marrin pjesë në koncertin që do të zhvillohet te Parku Olimpik, ku do të mblidhen fonde për të prekurit nga tërmeti.

Të shtunën ata do të zhvendosen për të vizituar zonat e prekura në Durrës ndërsa me pas do të rikthehen në Tiranë për zhvillimin e konferencës. Presidenca serbe bën të ditur se Presidenti Vucic ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, i cili do të përbëjë vizitën e tij të dytë për këtë vit në Shqipëri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/16/mohimi-i-masakres-se-recakut-kosova-i-kerkon-rames-anulimin-e-samitit-mini-shengen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos