Paketa antishpifje, miratohet në tërësi në Komisionin e Ligjeve

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 15:28 | Politikë
Paketa antishpifje, miratohet në tërësi në Komisionin e

Paketa antishpifje kaloi në Komsionin e Ligjeve. Deputetët i kishin sjellë amendamentet të cilat bazoheshin në rekomandimet e OSBE apo dhe shqetësimet e gazetarëve.

Por, pjesa më e madhe e tyre nuk u miratua, duke lënë në fuqi në pjesën më të madhe variantin e qeverisë. Vendimet e AMA-s për të gjobitur portalet që mendohet se kanë abuzuar, mund të ankimohen në gjykatë. Por, propozimi tjetër i OSBE-së që kërkonte që gjobat të paguheshin vetëm pas vendimit të formës së prerë të gjykatës, nuk mori dot vota mjaftueshëm.

https://a2news.com/2019/12/16/kundershtite-ndaj-paketes-anti-shpifje-reagon-edi-rama/

As masa e gjobës nuk u reduktua, siç sugjeronte OSBE, në varësi të përmasave të portalit. Këta të fundit nga ana tjetër nuk do ta kenë të detyrueshëm regjistrimin, por do të kenë lehtësira fiskale nëse e kryejnë një proces të tillë.  

Përcaktuese për fatin e kësaj pakete do të jetë vota e deputetëve të Komisionit të Medias, që mblidhet sot pasdite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/16/paketa-anti-shpifje-hajdari-rama-po-tenton-te-mbyse-demokracine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos