Garancia Sovrane, ministrja Denaj sqaron klauzolën për sekuestrimin e aseteve

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 21:14 | Ekonomi
Garancia Sovrane, ministrja Denaj sqaron klauzolën për sekuestrimin e

Një nga temat e trajtuar në emisionin A2 Business Week me të ftuar ministren e Financave, Anila Denaj ishte dhe ajo e Garancisë Sovrane.

Ministrja sqaroi për gazetaren Aurora Sulçe ndryshimin mes garancisë së parë sovrane dhe së dytës, si dhe klauzolën që kanë bizneset për përfitimin e kësaj mbështetje financiare që shkon deri në sekuestrimin e aseteve të tyre nëse nuk kthejnë paratë.

Denaj u shpreh se qeveria do t’i shkojë deri në fund mbledhjes së parave të taksapaguesve edhe nëse kjo gjë bëhet pas 5 apo 10 vitesh.

“Kushtet e Garancisë Sovrane janë të tilla që iu mundësojnë lehtësi dhe në dhënien e kolateralit dhe i japin bankës në fakt atë mundësi që të hyjë dhe të kreditojë duke qenë e sigurt te Garancia Sovrane. Pra nuk është vetëm marrëdhënie bankë-klient është edhe marrëdhënie bankë-qeveri në rast të një humbje. Dhe të marrësh përsipër 100% kolateral për garancinë e parë dhe 60% për garancinë e dytë është një stimul shumë i madh për bankat për të hyrë dhe për të kredituar edhe ata klientë që janë të mirë, por që në kushtet aktuale një bankë mund të thoshte që “për këtë sektor nuk mund të hyj pasi është me risk”. Fakti që ne kemi ndërhyrë është që të mos shkojmë drejt këtyre sistemeve mbyllje të politikave të brendshme të një biznesi që sot është banka.

Në teknikën legjislative është absolute që çdo garanci që vë shteti dhe e vë si bazë duke pasur paratë e taksapaguesve, duhet që për të garantuar pikërisht logjikën e kësaj paraje në një formë tjetër ta ndjekë në çdo moment marrjen mbrapsht të çdo paraje që ka dhënë dhe deri tek aksionet. Por kjo është një mënyrë shprehje e teknikës legjislative. Instrumentet e munguar që ju i përmendët janë aty, por kjo nuk na e heq ne të drejtën që të kërkojmë që paraja të kthehet mbrapsht edhe pas 5 vjetësh apo 7 vjetësh. Është e drejtë legjislative. Në Garancinë e Dytë Sovrane do të shikoni një ndryshim shumë të rëndësishëm. Atje ku jemi me risk “share” jemi shprehur ndryshe në të thuhet se banka ashtu siç merr paratë e saj do marrë dhe ato të qeverisë. Por ne nuk heqim dorë në asnjë moment për të marrë paratë mbrapsht”, tha Denaj në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos