“Nuk ka nisur lëvrimi i garancisë sovrane 2”, Denaj: Kjo ka ndodhur për dy arsye

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 20:21 | Ekonomi
“Nuk ka nisur lëvrimi i garancisë sovrane 2”, Denaj: Kjo

Ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi në “A2 Business Week” se lëvrimi i garancisë sovrane 2 nuk ka nisur ende.

“Kjo ka ndodhur për dy arsye. E para, marrëveshjet u realizuan vetëm javën e kaluar. Është një proces jo i thjeshtë për t’u realizuar pasi çdo bankë merr aprovimet në bordin përkatës. Së dyti, është “risk sharing”, që do të thotë se nuk është vetëm garancia sovrane që merr përsipër rrezikun. 40% merr risk banka sepse kështu është modeluar. Disa nga analizat e riskut nuk do të jenë aq automatike sa në garancinë e parë sovrane”, u shpreh Denaj.

Ministrja shtoi se po shihet mundësia e një garancie të tretë sovrane.

“Po punojmë me BB se si instrumentat e garancisë të operacionalizohen në funksion të një miradministrimi të rregullt si për ndjekjen e bankave dhe të bizneseve, ashtu edhe për nevojën se kush do të ishte modaliteti për një garanci të tretë sovrane”, u shpreh ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos