Paketa financiare e FSHF, 30 mijë lekë për futbollistët dhe punonjësit e klubeve

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 13:52 | Futboll
Paketa financiare e FSHF, 30 mijë lekë për futbollistët dhe

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë kur vendi ynë është paralizuar për shkak të virusit Covid-19.

Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga Presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 mars-15 prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 prill-15 maj.

Por cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë? (A2 Televizion)

  • ·   Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
  • ·   Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
  • •  Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • ·   Të gjithë trajnerët e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
  • ·   Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
  • ·   Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
  • ·   Klubet e kampionatit të femrave.
  • ·   Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos