Pako e dyshimtë në shtëpinë e presidentit të Emilia-Romagna-s, forcohen masat e sigurisë

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 18:21 | Bota
Pako e dyshimtë në shtëpinë e presidentit të

Një pako e dyshimtë është dorëzuar në shtëpinë e presidentit të rajonit të Emilia-Romagna-s Stefano Bonaccini në provincën e Modenas në Itali. Dy burra u paraqitën në shtëpinë e presidentit të Emilia-Romagna-s me një pako kartoni, sipër së cilës ishte një fletë me fjalët "Frode Covid" (mashtrimi Covid). Karabinierët u njoftuan menjëherë dhe e këshilluan presidentin të linte pakon jashtë shtëpisë, si edhe morën masa për të forcuar sigurinë e presidentit Bonaccini.

Dy burrat që u paraqitën në shtëpinë e presidentit me paketën i thanë atij që spitalet ishin bosh dhe se bllokimi i largon njerëzit nga vendet e punës. Më pas ushtria kontrolloi përmbajtjen e paketës, duke gjetur materiale mbeturinash.

Karabinierët vazhduan me hetimet e nevojshme të çështjes, mbi të cilën ata do të raportojnë te Prokurori Publik i Modenas. Në fletën sipër paketës shkruhej "Dërguesi. O.s.s., fëmijë, familje, kompani, popull italian (që respekton Kushtetutën). Mashtrimi Covid". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos