Palestinezi sulmon qendrën tregtare izraelite, ekzekutohet nga policia

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 18:30 | Bota
Palestinezi sulmon qendrën tregtare izraelite, ekzekutohet nga policia

Një palestinez i armatosur ka hapur zjarr në një qendër të madhe tregtare në Izrael, duke plagosur rëndë 5 persona.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policizë izraelite të qytetit Adumim të cilat u vunë në ndjekje të autorit për ta ekzekutuar disa minuta më pas.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është përkeqësuar gjatë 15 muajve të fundit, mes operacioneve të shtuara të forcave izraelite, aksioneve palestineze në rrugë dhe sulmeve nga kolonët hebrenj në fshatrat palestineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos