Pallati 6-katësh shembet me 4 kg tritol

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 15:29 | Aktualitet
Pallati 6-katësh shembet me 4 kg tritol

Shembet me shpërthim të kontrolluar pallati 6-katësh në zonën e plazhit në Durrës. Shpërthimi ndodhi në orën 14:00, teksa mësohet se për rrëzimin e tij u përdorën 300 furnela me 4 kg tritol.

Në katet e para u vendosën një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë, për të frenuar forcën e shpërthimit dhe dëmtimin e godinave rreth e qark saj.

Një ditë më parë, bashkia Durrës njoftoi se “Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Durrës (IMT) në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6-katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/nnFw3CuxaYY

A2 CNN Livestream

Latest Videos