Pamje të tmerrshme janë publikuar në internet nga cunami që goditi Indonezinë mbrëmjen e së shtunës.
Të paktën 222 persona janë konfirmuar të vdekur, me qindra të plagosur e shumë të tjetër të zhdukur.
Ndërkohë, një video dramatike është filmuar në ambientet e një resorti ku po zhvillohej një festë e po interpretonte grupi Seventeen.
Papritur skena u shemb dhe gjithçka ia la vendin ujit dhe gërmadhave. Rreth 200 punonjës të një ndërmarrje shtetërore dhe drejtues të saj ishin mbledhur për të festat e fundvitit.
Basisti i grupit, Riefian Fajarsyah, rezulton i zhdukur, po ashtu edhe një tjetër anëtar i tij. (A2 Televizion)