Pamje horror pas tërmetit në Hatay, dëmtohen rëndë varret, disa “përfundojnë” në rrugë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 10:20 | Bota

Pas 2 tërmeteve në Kahramanmaraş, shumica e varreve në varrezat e reja në Hatay u dëmtuan, ndërsa disa të tjera “përfunduan” në rrugë. Ata që vijnë për të vizituar të afërmit e tyre janë të befasuar nga pamja.

Pas dy tërmeteve në Hatay qindra ndërtesa u shkatërruan, ndërsa mijëra të tjera u dëmtuan rëndë, duke i bërë ato të pabanueshme. Por, duket se, efekti shkatërrues i tërmetit nuk është vetëm në ndërtesa, pasi në zonën e Antiokia,  disa varre janë dëmtuar rëndë.

Menjëherë pas ngritjes së alarmit nga familjarët e të ndjerëve, institucionet përkatëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe i kanë mbyllur ato me ndihmën e makinerive të ndërtimit.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e rënda, që i ngjasojnë një skene filmash horror. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/15/menduam-se-po-vinte-apokalipsi-termeti-ndau-varret-ne-dysh/
https://a2news.com/2023/02/10/pamje-te-dhimbshme-nga-adiyaman-epiqendra-e-termetit-ku-po-hapen-varre-masive-per-viktimat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos