Një skenë mjaft trishtuese është para në njërën nga garat më të mëdha në sportin e atletikës. Teksa garonte në finalen e 60 metrave me pengesa të Kampionatit Evropian të sallave të mbyllura të dielën në Stamboll, ku ishte një nga favoritët, atleti Enrique Llopis u rrëzua dhe u përplas në tokë pasi u pengua në pengesën e 5-të dhe të fundit.
Ndërsa fituesi, zvicerani Jason Joseph ishte i gëzuar pa masë për suksesin e tij, i riu spanjoll (22 vjeç) mbeti për minuta në tokë, i palëvizur, pa ndjenja. Një skenë që futi stadiumin në një heshtje shqetësuese.
Vrapuesi iu nënshtrua shpejt ndihmës së parë nga mjekët dhe pjesëtarët e stafit organizativ e rrethuan me mbuloja për të shmangur pamjet trishtuese nga të pranishmit në tribuna. Më pas, ai u transportua në spital ku e kaloi natën nën vëzhgimin e mjekëve. (A2 Televizion)



