
Panairi i librit është tanimë një ngjarje që e presin si festë jo vetëm shkrimtarët, por edhe përkthyesit, edituesit, redaktorët, dashamirësit e librit dhe botuesit që bëhen bashkë në stenda në emër të dijes.
Kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, zbulon për A2 CNN disa nga pritshmëritë e këtij edicioni të 25.
“Këtë vit, përveç shitjes së librit, kemi përgatitur edhe shumë aktivitete. Kemi diskutime për shkrimtarët e rinj, për letërsinë për fëmijë dhe një temë interesante për përkthimin”, shprehet Ymeri.
Edhe këtë nëntor, kur shënohen 25 vite që nga panairi i parë në Tiranë, takimi mbetet në Pallatin e Kongreseve. (A2 Televizion)