Panairi i Librit: Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 13:05 | Aktualitet
Panairi i Librit: Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit

Janë ndarë mesditën e sotme edhe çmimet e panairit të 25 të librit. Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit.

Çmimi i letërsisë për fëmijë shkon për autoren Natasha Shuteriqi.

Çmimi për përkthimin nga letërsia franceze shkon për Klarita Lagji, si përkthyese e veprës "Vendi i babait" nga nobelistja Annie Arnaux.

https://www.youtube.com/watch?v=KrI2V-5hW0w

Çmimi për veprën më të mirë studimore shkon për Arben Imamin për veprën "Tri format e mendimit..."

Përkthimi më i mirë i vitit shkon për përkthimin e Romeo Çollakut, një punë e bukur me veprën "Varfanjaku i Zotit" nga Niko Kazanzaqis, një botim nga Kosova, i cili ishte edhe në këtë panair. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos