
Nuk ka asnjë viktimë ditën e sotme si pasojë e pandemisë së COVID-19 dhe varianteve të tij.
Ndërkohë, rastet e reja janë 104, por vetëm në 358 testime, ndërsa të shëruarit janë 312, ku aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë.
Janë 3,583 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 358 testime, 104 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 312 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 358 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 104 qytetarë, në këto bashki:
41 në Tiranë, 14 në Lushnje, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh.
Janë 3,583 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 312 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,876 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 104
Të shëruar në 24 orë 312
Të shtruar në spitale 25
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 358
Testime totale 1,951,588
Raste pozitive 325,035
Raste të shëruara 317,876
Raste Aktive 3,583
Humbje jete 3,576 (A2 Televizion)