All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pandemia, Biden mirëpret lajmin për vaksinën, por bën thirrje për kujdes

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 16:42 | Bota
Pandemia, Biden mirëpret lajmin për vaksinën, por bën
All - Paragraf - 1

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka përshëndetur lajmin e shumëpritur nga mbarë bota për vaksinën kundër koronavirusit që është krijuar nga bashkëpunimi i Pfizer me BioNTech.

Megjithatë, Biden iu bën thirrje amerikanëve të tregojnë kujdes pasi përfundimi i luftës kundër koronavirusit është ende shumë muaj larg.

All - Paragraf - 3

Ai tregon se mësoi rreth këtij lajmi të mrekullueshëm, mbrëmjen e djeshme, dhe iu dërgoi urimet e tij ekipit të shkencëtarëve që ndihmuan në arritjen e saj.

Por, presidenti i zgjedhur shtoi se mund të duhen ende dhe shumë muaj për përhapjen e vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë arsye iu kërkoi amerikanëve të zbatojnë rregullat e thjeshta të mbajtjes së maskës dhe distancimit social. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos