Pandemia drejt fundit? Vetëm 264 raste aktive në të gjithë Shqipërinë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2021, 17:26 | Aktualitet
Pandemia drejt fundit? Vetëm 264 raste aktive në të gjithë

Për të gjashtën ditë radhazi në Shqipëri nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur nga koronavirusi, ndërsa edhe shifrat e tjera janë tepër shpresëdhënëse për një verë mjaft të qetë.

Në raportim e së dielës nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se aktualisht në Shqipëri janë vetëm 264 raste aktive me koronavirus, përkatësisht: Tiranë 65, Shkodër 55, Berat 35, Korçë 33, Lezhë 25, Elbasan 16, Vlorë 11, Gjirokastër 10, Durrës 4, Kukës 4, Fier 4, Dibër 2.

Fatmirësisht, edhe në spital situata është e qëndrueshme ku janë të shtruar 28 persona, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, ndërsa nuk ka asnjë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë infektuar 132379 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 2451.

https://a2news.com/2021/06/01/drite-ne-fund-te-tunelit-pipero-situata-optimiste-drejt-fundit-te-pandemise/

Pak ditë më parë, për A2, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh optimist për të ardhmen dhe se sipas tij, po shkojmë drejt fundit të pandemisë. Referuar numrit të lartë të personave që e kanë kaluar koronavirusin si dhe të të vaksinuarve, për infeksionistin Pipero stina e verës do të jetë e qetë në lidhje me pandeminë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/06/koronavirusi-ne-shqiperi-dita-e-gjashte-pa-viktima/

A2 CNN Livestream

Latest Videos