
Banorë të fshatit Bardhaj të Njësisë Administrative Rrethina në Shkodër kanë protestuar për mungesën e investime në infrastrukturë që sipas tyre nuk ka pasur prej 30 vitesh, jo vetëm fshati i tyre, por e gjithë zona.
Ndonëse ditët e fundi kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës, ajo është kundërshtuar nga banorët të cilët kanë bllokuar vazhdimin e punimeve sepse sipas tyre po bëhen jashtë standardeve dhe parashikimeve në projekt.
Kjo rrugë lidh disa fshatra dhe përdoret nga rreth 11 mijë banorë. Këta të fundit janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të përshkallëzojnë protestën. (A2 Televizion)