Pandemia e koronavirusit, iniciativa e përbashkët: 7.5 miliardë euro për gjetjen e vaksinës

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 17:14 | Bota
Pandemia e koronavirusit, iniciativa e përbashkët: 7.5 miliardë

Bota duhet të bëhet bashkë për financimin dhe gjetjen e një vaksine, apo kure, kundër koronavirusit të ri. Thirrja vjen nga liderët evropianë, që mbështesin një plan për të mbledhur 7.5 miliardë euro, të cilat do të shërbejnë për të mposhtur pandeminë.

Iniciativa për mbledhjen e fondeve kryesohet nga Brukseli dhe është bërë e ditur me anë të një letre të hapur. Një videokonferencë pritet të mbahet sot gjatë ditës lidhur me çështjen. Ajo do të bashkë drejtohet nga 6 vende te G7-ës,  Norvegjia dhe Arabia Saudite.

https://a2news.com/2020/03/11/masat-per-koronavirusin-be-25-miliarde-euro-fond-per-emergjencen/

Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Organizata e Kombeve te Bashkuara e ka thënë në disa raste se rikthimi i jetës normale do të mundësohet vetëm pas krijimit te vaksinës që ndalon përhapjen e Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos