
Autoritetet në Francë kanë vendosur të shtrijnë masat izoluese në 8 rajone të tjerë, një përpjekje e radhës për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Aktualisht i gjithë vendi ka vendosur një orar të ndalim-qarkullimit që nis në orën 20:00 dhe përfundon 06:00 të mëngjesit. Ndërkohë që në 15 rajone kjo masë shtrënguese hyn në fuqi që në orën 18:00.
Tashmë me vendim të qeverisë është vendosur që listës së këtyre rajoneve t’i shtohen dhe 7 të tjera dhe kjo për shkak dhe të qarkullimit të variantit të ri të koronavirusit. (A2 Televizion)