
Autoritetet e Shëndetësisë në Kosovë kanë raportuar një rritje të rasteve të reja dhe të viktimave në 24 orët e fundit.
Kështu janë raportuar 296 infeksione, krahasuar me 279 që ishin një ditë më parë. Vatra më e nxehtë vijon të mbetet Prishtina me 88 infeksione ditore.
Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se janë regjistruar 7 vdekje, nga 4 që u shënuan dje.
Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në mbi 55 mijë. Prej tyre, janë shënuar 1399 vdekje, mbi 48 mijë të shëruar, ndërsa mbi 5 mijë infeksione mbeten aktive. (A2 Televizion)