
Maqedonia e Veriut vendosi në zbatim masa më të forta për luftimin e përhapjes së Covid-19. Nga sot, ora policore do të nisë nga 20:00 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.
Nga ashpërsimi I kufizimeve do të mbyllen të gjithë objektet e hotelerisë si dhe pikat e basteve. Ndalohet grumbullimi I njerëzve, organizimi dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, kurse dhe konferenca.
Gjithashtu janë mbyllur palestrat, sallat sportive dhe ato për ushtrime të ndryshme. Qeveria e Shkupit arsyetoi vendimin për ashpërsimin e kufizimeve duke thënë se situata në spitalet e vendit është shumë e rëndë.
Vendimi vjen para festave në mënyrë që Pashkët ortodokse dhe Bajrami të kremtohen pa kufizime. Masat e reja do të mbesin në fuqi deri më 20 prill dhe më pas do të rishikohen. (A2 Televizion)