Pandemia në rajon, Serbia hap kufijtë nga 1 qershori

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 12:16 | Ballkani
Pandemia në rajon, Serbia hap kufijtë nga 1 qershori

Nga 1 qershori, Serbia do të rihapë kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi. 

Njoftimin e dha ministri i Jashtëm Ivica Dacic, i cili shtoi se kufizimet do të mbeten në fuqi për shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian, të paktën deri më 15 qershor.

Kufijtë në rajon janë mbyllur në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me rreth 200 viktima e mbi 10 mijë të infektuar.

Sa i përket Kosovës, situata me pandeminë vijon të jetë pozitive. Vetëm 12 pacientë janë të shtruar në spital, 4 prej të cilëve në terapi intensive. 24 raste te reja u raportuan të martën, për një total prej 919 të infektuarit. Personat që kanë humbur jetën janë 29. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos