Momente të frikshmë janë filmuar mbrëmjen e së dielës në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, kur drejtuesi i një kamionçine përplasi disa kalimtarë në rrugë, teksa ndiqej nga një makinë policie.
Gjithçka nisi kur drejtuesi i mjetit Ford150 po kryente manovra të rrezikshme në rrugë për të dhuruar spektakël, por kjo gjë u pikas nga efektivi i policisë, i cili u vu në ndjekje të tij.





Pas disa momentesh, shoferi, emri i të cilit nuk bëhet me dije, humbi kontrollin dhe përplasi kalimtarët që po shikonin “drift-in” në rrugën e 17-ë në Northside Drive
Menjëherë, polici e përplasi makinën dhe arriti të nxjerrë me duart lart shoferin, që nga pamjet duket se është një i ri. (A2 Televizion)