Ukraina i mbyll hapësirën ajrore Rusisë, të tjerë dronë shkaktojnë panik në Moskë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 10:46 | Bota

Sulmet me dronë nga Ukraina kanë detyruar autoritetet në Rusi të marrin masa të forta sigurie dhe të mbyllin sërish hapësirën ajrore në disa aeroporte të vendit.

Dy mjete ajrore pa pilotë u rrëzuan në orët e para të mëngjesit të së martës në Moskë, në një luftë dronësh që është intensifikuar në muajt e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, tashmë 3 aeroportet më të mëdha të Moskës kanë ndalur funksionimin, pas rrëzimit të dronëve në Krasnogorsk dhe Chastsy.

Një vendim i tillë ka shkaktuar zemërim te udhëtarët që janë detyruar të kthehen në shtëpi deri në një njoftim të ri nga aeroportet.

Një ditë më parë, një sulm me dron ukrainas shkatërroi bombarduesin rus me rreze të gjatë në bazën ajrore Soltsy-2, në jug të Shën Petersburgut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos