
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 18:00 në lagjen "Qemal Stafa" në Shkodër duke shkaktuar panik te banorët e zonës
Sipas të dhënave paraprake, një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë në drejtim të një lokali dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)