
Para mijëra qytetarëve në sheshin Shën Pjetrin, të cilët në duar mbanin flamurin e Ukrainës, Papa Françesku bëri sërish thirrje që agresioni rus të ndalet duke dënuar ata që sipas tij nuk mendojë për jetën e qytetarëve, por para gjithçkaje, vendosin interesat e pushtetit.
“Të dashur vëllezër dhe motra, këto ditë na ka tronditur diçka tragjike: Lufta. Shumë herë jemi lutur që kjo rrugë të mos ndiqet. Ju ftoj të gjithëve që 2 marsi, e mërkura e hirit të jetë një ditë lutje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë, një ditë për t'u afruar me vuajtjet e popullit ukrainas, Ata që bëjnë luftën të harrojnë njerëzimin, nuk mendojnë për njerëzit, nuk e shikojnë jetën reale të njerëzve, por besojnë në logjikën djallëzore dhe perverse të armëve, që është më larg vullnetit të Zotit dhe më larg nga njerëzit e thjeshtë që duan paqen”, u shpreh Papa.
Ati i Shenjtë bëri thirrje që të ndihmohen të gjithë refugjatët ukrainas.
“Unë mendoj për të moshuarit, për ata që kërkojnë strehim në këto orë, për nënat që ikin me fëmijët e tyre. Janë vëllezër dhe motra tona për të cilët në mënyrë urgjente duhet të hapen korridoret humanitare dhe të mirëpriten”, shtoi Papa.
4 ditë më parë Papa Françesku iu bëri thirrje iu bëri thirrje të gjitha kombeve që të ulin tensionet dhe të reagojnë me ndërgjegje ndaj situatës në Ukrainë. (A2 Televizion)