Europa i “mbyll” qiellin Rusisë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 12:43 | Bota

Një nga sanksionet që pritet të rëndojë më shumë ndaj Rusisë, pas sulmit ushtarak që ajo ka nisur ndaj Ukrainës, është bllokada e hapësirës ajrore.

Ishte Britania e Madhe ajo që dha sinjalin e parë për të mos lejuar asnjë fluturim të kompanive ajrore në hapësirën e saj. Kjo lëvizje është pasuar edhe nga 10 vende të tjera, ku të fundit ishin Irlanda, Finlanda dhe Italia.

Në këto kushte është krijuar një brez i shteteve bllokuese që nuk lejojnë avancimin e fluturimeve ruse, drejt hapësirës ajrore të kontinentit evropian. Të vetmet hapësira ajrore të lira për Rusinë janë ato të Bjellorusisë dhe zonës së aneksuar të Krimesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos