
Lionel Mesi si Zoti? Edhe për Papa Françeskun, krahasimi është i tepruar. Ati i shenjtë ndërhyri në këtë debat, duke thënë: “Në teori është sakrilegj”.
Përgjigjja është dhënë në programin “Salvados”, për një televizion spanjoll. Bergolio, i cili është argjentinas, ashtu si edhe Leo Mesi shtoi: “Janë shprehje popullore të tifozëve... Natyrisht që është bukur ta shohësh Mesin duke luajtur”. Me pak fjalë, ylli i Barcelonës është... Zoti i futbollit! (A2 Televizion)